Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajnerët e futbollit kritikojnë përzgjedhësin Bunjaki

Përfaqësuesja e Kosovës, nuk ka shijuar ende fitoren në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kosova ka pësuar humbjen e radhës duke u mposhtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Turqia me rezultat 1:4.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Humbjen e radhës të Kosovës, e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli.

I pakënaqur me ecurinë e Kombëtares së Kosovës u shpreh edhe njohësi i futbollit Fetah Veliu, i cili ka disa fjalë edhe për përzgjedhësin Albert Bunjaki.

Përfaqësuesja e Kosovës, pas kësaj humbje nga Turqia, renditet në pozitën e fundit në renditje në grupin I, me vetëm një pikë të tubuar.

Kosova në këto eliminatore ka shënuar vetëm tre gola përderisa ka pranuar 18 sosh. Ndeshjen e radhës Kosova, e luan si mysafire ndaj Kroacisë me 2 shtator.