Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donnarumma konfirmon qëndrimin te Milani

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka konfirmuar se nuk ka qëllim të largohet nga klubi.

18-vjeçari po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane pas performancave në sezonet e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Real Madridi, Manchester Unitedi dhe PSG janë disa nga top-klubet që po kërkojnë Donnarumman.

Gjithsesi, ai ka konfirmuar se nuk do të largohet nga klubi.

“Të gjithë e dinë se dëshira ime është të qëndroj te Milani. Po shikoj për një shtëpi në qytet që të jetoj me familjen. Jam i qetë, të gjitha palët e përfshira e dinë vendimin tim. Jam i lidhur me këto ngjyra”, ka thënë ai për “GQ”, transmeton Koha.net.