Sassuolo ka konfirmuar se Eusebio Di Francesco shpejt do të jetë trajner i ri i Romës.
Di Francesco për një kohë të gjatë është parë si zgjidhja e parë e Romës për zëvendësimin e Luciano Spalletit, i cili u emërua trajner i Interit, ndërsa menaxheri gjeneral i Sassuolos, Giovanni Carnevali, beson se është çështje ditësh kur Di Francesco do të jetë trajner i klubit romak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Di Francesco do t’i takojë Romës shpejt, mund ta themi këtë”, ka thënë Carnevali për Sassuolocalcionews.it.
“Jemi takuar me bordin e ‘Gjallorosëve” dhe çdo gjë do të rregullohet brenda pak ditësh”.