Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loew i habitur me fishkëllimat ndaj Wernerit

Seleksionuesi i Gjermanisë në futboll, Joachim Loew, është habitur me fishkëllimat e tifozërisë gjermane ndaj sulmuesit Timo Werner gjatë paraqitjes së 21-vjeçarit të shtunën në ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusia 2018” ndaj San Marinos, që Gjermania e fitoi me shifrat 7:0.

Sulmuesi i RB Leipzigut u përcoll me fishkëllima, kur u inkuadrua në lojë në minutën e 55-të në ndeshjen e zhvilluar në Nuernberg dhe tifozëria e fishkëlleu edhe në vazhdim të ndeshjes, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Werner kishte shkaktuar kontraversitet duke simuluar për të fituar një penallti gjatë ndeshjes së Bundesligës kundër Schalkes në dhjetor, ndërsa klubi i tij Leipzig, i mbështetur nga gjiganti i pijeve energjike Red Bull, ka zemëruar tifozët për ngritjen e shpejtë nëpër rangjet e futbollit gjerman, duke u financuar nga paratë e Red Bullit.

“Unë ende po e pyes veten se pse Timo Werner po fishkëllehet? Ai ka simuluar një herë, ai ka bërë gabim dhe e ka pranuar. Por ai është një lojtar shumë, shumë i ri. Ai është një reprezentues që është në fillim të karrierës dhe ka shënuar 21 gola në Bundesligë, dhe nuk duhet të fishkëllehet”, ka thënë Loew.

Werner, që është lojtari i parë i RB Leipzigut që po luan për Gjermaninë, ka zhvilluar ndeshjen e tij të dytë me përfaqësuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.