Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova synon njërën prej tri pozitave të para

Hendbollistët e Kosovës do të përballen sërish me Turqinë në nisje të rrugëtimit që shpresojnë se do t'i dërgojë në raundin kryesor të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Përpjekja e parë e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për të arritur në këtë fazë nuk ishte e suksesshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Në parakualifikime, Kosova përfundoi e treta (e fundit) në grup, pas Estonisë që shkoi tutje dhe Turqisë që mbeti e dyta. Me Turqinë, Kosova pësoi 26:22 në udhëtim dhe barazoi 24:24 në shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy përfaqësueset do të përballen sërish të hënën (sot), nga ora 13:00 në Bullgari, në hapje të kampionatit të vendeve me hendboll në zhvillim. Një kampionat i tillë ishte mbajtur para dy vjetësh në Kosovë dhe Kosova ishte renditur e treta.

Tani e synon të paktën vendin e tretë që njëjtë si dy vendet e para e dërgon në fazën kryesore kualifikuese. Kosova është në Grupin A, ku garojnë edhe Shqipëria e Irlanda. Janë gjithsej katër grupe, ndërsa dy të parët në grup kalojnë në çerekfinale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.