Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kombëtarja shkëlqen dhe i hakmerret Izraelit

Me një paraqitje prej atyre që e dërguan në Evropian, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka dëshmuar që e ka lënë pas krizën e thellë.

Pas pesë humbjeve rresht Shqipëria të dielën mbrëma fitoi thellë, 3:0 ndaj Izraelit në Haifa. Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusia 2018”, shkruan sot “Koha Ditore”. Kombëtarja i është hakmarrë fuqishëm Izraelit për humbjen që ia shkaktoi po me 3:0, më 12 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hakmarrja është bërë edhe më e këndshme për faktin se kuqezinjtë me fitore janë ngritur në pozitën e tretë në Grupin G. Mbajtja e vendit të tretë edhe është synimi i kombëtares për këtë cikël eliminator. Shqipëria në gjashtë ndeshje ka nëntë pikë, sa edhe Izraeli që tani ka rënë në vendin e katërt. Dy pozitat e para në grup janë të rezervuara për përfaqësueset gjigante, Spanjën e Italinë.

Kombëtarja vjet arriti suksesin më të madh në histori, kur u paraqit në Evropian, në ngjarjen e parë të madhe të saj. Në Evropian arriti edhe një fitore. Por këtë cikël nisën humbje rresht, që u shoqëruan edhe me humbje në miqësore. Fundi u prek të dielën e kaluar, kur kombëtarja pësoi 2:1 në miqësore nga Luksemburgu. Humbja u pranua rëndë dhe reagimi ishte më i mirë se ai që pritej e shpresohej... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.