Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e nisi me humbje të thellë ciklin e dytë të ndeshjeve në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Kosova të dielën mbrëma u mposht nga Turqia me rezultatin 4:1, në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Për ekipin e udhëhequr nga Albert Bunjaki ishte humbja e tretë në shtëpi, përkatësisht në Shkodër, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pësuar edhe nga Kroacia (6:1) dhe Islanda (2:1). Për Kosovën golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Amir Rrahmani në minutën e 22-të, kurse golat e fitores për Turqinë i shënuan Volkan Shen (7'), Cengiz Under (31'), Burak Yilmaz (61') dhe Ozan Tufan (82').
Kosova në këtë ndeshje nuk e pati përkrahjen e shikuesve.
Përzgjedhësi Bunjaki për herë të parë nuk e arsyetoi humbjen. Ai theksoi se Turqia me plot meritë arriti ta fitojë ndeshjen. Bunjaki u vonua shumë për të dalë në konferencë, por e përfundoi shumë shpejt atë. Doli i vetëm për të folur rreth ndeshjes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.