Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prakuraitis i gatshëm të vazhdojë me Prishtinën

Trajneri lituanez, Audrius Prakuraitis, është kontestuar shpesh nga lojtarët për zgjedhjet që ka bërë, ndërsa ka pasur raportime se ekipi jo gjithnjë ka qenë i bashkuar. Por në fund, Prakuraitis me Sigal Prishtinën ka arritur synimet - ka fituar titullin e Kosovës në basketboll e po ashtu Kupën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Prakuraitis tashmë është kthyer në shtëpi, ndërsa ka pranuar se është i interesuar të drejtojë Prishtinën edhe edicionin tjetër. Prishtina do të luajë në kualifikime për Ligën e Kampionëve, nivel ky i ri për klubin më të madh të basketbollit në vend. Nga klubi nuk kanë dhënë shumë shpresë se do të përzgjedhin Prakuraitisin për t'i udhëhequr drejt sfidave të reja, por trajneri i qetë ka anën e tij të tregimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.