Çmimi i Madh i Kanadasë premton të jetë e paparashikueshëm, edhe pse ajo që dihet është se dueli për fitimin e etapës së radhës të Formulës 1 do të jetë sërish mes Ferrarit dhe Mercedesit, me përjashtim të ndonjë ngjarjeje të pazakontë.
Nëse në sesionin e parë të provave të lira ishte Mercedesi që merrte frerët e alternimit me Ferrarin për 4 vendet e para, në sesionin e dytë, “mbret” i pistës së Montrealit ishte finlandezi Raikkonen me kokëkuqen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKimi duket se ka ditur sesi ta përqendrojë në rrugën e duhur zhgënjimin për atë vend të dytë në Montekarlo, duke bërë që të merrte më të mirën e iritimit të treguar në pistë.
Pas krahëve të finlandezit Raikkonen u ndal britaniku i Mercedesit, Hamilton, me 215 të mijëtat më shumë, ndërkohë që gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel u rendit i treti me 5 të qindtat më shumë sesa Hamilton, raporton Top Channel. Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Vettel bëri një dalje të gabuar në kthesën e fundit, gjë që e sinjalizoi edhe në komunikimin në radio me drejtuesit e “kokëkuqes”, por gjithsesi ia arriti të dilte përpara Bottasit, i cili ishte 375 të mijëtat më i ngadaltë sesa Raikkonen.
Sa i përket të tjerëve, Verstappen u rendit i pesti, Massa i gjashti, Alonso i shtati, Ocon i teti, Kvyat i nënti dhe 10-shen e parë e mbylli Perez.