Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

89-shi pret të fitojë në Slloveni përvojën që i mungon

Dy miqësore me skuadra që kanë përvojë në Kupat evropiane tashmë i ka aranzhuar Trepça '89, që po përgatitet për debutim në skenën ndërkombëtare të futbollit. Kampionia e Kosovës në futboll të premten, ka konfirmuar pajisjen me viza dhe udhëtimin për në Maribor të Sllovenisë ku do të kryejë fazën e fundit përgatitore para paraqitjes në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

"Xehetarët" të hënën udhëtojnë për në Slloveni ku do të qëndrojnë të paktën deri më 23 qershor. Në afërsi të Mariborit, ku edhe do të vendoset, skuadra mitrovicase do t'i luajë ndeshjet përgatitore me Astra Giurgiun e Rumanisë dhe Olimpija Lubjanën e Sllovenisë. Po punohet për të aranzhuar edhe ndeshjen e tretë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Sot janë konfirmuar vizat dhe të hënën ekipi udhëton për në Slloveni për përgatitje të mëtejme. I kemi aranzhuar dy ndeshje nga tri sa planifikojmë t'i kemi gjatë qëndrimit në Slloveni. Më 19 qershor luajmë me Astran e Rumanisë, që është prej ekipeve më të mira të këtij vendi, ndërsa më 22 qershor do të luajmë me Olimpijan e Lubjanës, që po ashtu është skuadër elitare e Sllovenisë. Janë skuadra që janë paraqitur e do të paraqiten edhe këtë verë në Kupa Evropiane dhe që na mundësojnë për të fituar përvojë me kundërshtarë të këtij niveli", ka thënë të premten Veton Çitaku, drejtor sportiv i Trepçës '89.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.