Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kombëtarja e motivuar para “finales” me Izraelin

Ndeshja me Izraelin vlerësohet kyç për Kombëtaren e Shqipërisë në futboll për të kaluar momentin e vështirë në të cilin gjendet.

Kombëtarja ka prekur nivele të ulëta, sidomos pas disfatës që e pësoi të dielën në miqësore nga Luksemburgu, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një humbje e tillë u vlerësua e papranueshme për ekipin që vetëm një vit më parë bëri histori duke u paraqitur për herë të parë në një ngjarje të madhe, përkatësisht në "Euro 2016".

Por pas evropianit Kombëtarja nisi të çalojë dhe pika më e ulët u arrit të dielën në Luksemburg. Megjithatë, lojtarët janë shprehur të bindur se do të kthehen në rrugën e duhur dhe ndeshja ndaj Izraelit mund të jetë një fillim i ri.

Kuqezinjtë, të dielën, nga ora 20:45 në Haifa luajnë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit të ardhshëm.

Pas "Euro 2016", Shqipëria barazoi pa gola me Marokon e më pas arriti fitore të vështira me Maqedoninë (2:1) e Lihtenshtajnin (2:0). Pasoi humbja 2:0 e pritur nga Spanja, në një ndeshje ku kuqezinjtë nuk shfaqën thuajse asgjë, ndërsa goditja e madhe erdhi më 12 nëntor kur në Elbasan, Shqipëria u "rrah" 3:0 nga Izraeli.

Kombëtarja vazhdoi me humbjet nga Italia, Bosnja e madje dhe nga Luksemburgu i vogël. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)