Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Çmenduria” pas Ronaldos, nga Kina gati 120 mln euro në vit

Zërat e merkatos rreth Cristiano Ronaldos po shtohen gjithnjë e më shumë. Vetëm përpara pak ditësh media portugeze foli se 3 klube kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të paguar plot 180 milionë euro për të blerë kartonin e yllit të Realit të Madridit. Por çmenduritë e kësaj vere nuk ndalen këtu.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, tani janë klubet nga Kina ato që dëshirojnë të bëjnë të pamundurën për të siguruat shërbimin e Ronaldos. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, në zyrat e Realit të Madridit pritet të vijë një ofertë prej 200 milionë eurosh për sulmuesin 32-vjeçar, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk është hera e parë që klube të Super Ligës Kineze kanë tentuar të sjellin në Lindjen e Largët Ronaldon, por portugezi preferoi t'i qëndrojë besnik Realit të Madridit duke rinovuar kontratën deri në vitin 2021. Por kjo mesa duket nuk i ka ndalur klubet kineze që kanë vendosur t'i ofrojnë futbollistit një kontratë me pagë prej 120 milionë euro në vit, që do të përbënte një rekord të përjetshëm në historinë e futbollit.