Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Biazi ka dilema për titullarin e sulmit, Cikalleshi apo Sadiku?

Përgatitjet e Kombëtares shqiptare për ndeshjen kundër Izraelit kanë hyrë në fazën më kulmore, ndërsa duket se trajneri Giani De Biazi ka zgjidhur dilemat më të mëdha sa i përket ekipit që do të hedhë në fushën e lojës.

Gjatë ditës ë sotme, tekniku i kuqezinjve ka provuar një rreshtim tip, duke iu kthyer skemës 4-1-4-1 që ka rezultuar efikase në të kaluarën dhe që vetë lojtarët e preferojnë, raporton panoramasport. Mbrojtja me katër rreshton nga e djathta në të majtë Hysajn, Gjimshitin, Mavrajn dhe Alijin, me këtë të fundit që për momentin ka fituar balotazhin me Lenjanin për një fanellë titullari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kukeli do të jetë diga para mbrojtjes me Abrashin e Memushajn të zhvendosur pak më para tij. Ndërkaq, Hyka në të majtë dhe Roshi në të djathtë pritet të luajnë që nga minuta e parë në duelin kundër Izraelit.

Në teori, titullari i sulmit do të jetë Cikalleshi. Por De Biazi, gjatë pasdites së sotme, ku u zhvillua një ndeshje brenda grupit, e ka provuar një pjesë loje sulmuesin kavajas, ndërsa në pjesën e dytë ka testuar në këtë pozicion Armando Sadikun.

Duket se kjo është dilema më e madhe që ka trajneri për duelin e të dielës, i ndërgjegjshëm që për të kthyer Shqipërinë “në shina” i duhen gola që të garantojnë fitoren ndaj Izraelit.