Ato që i munguan Përfaqësueses së Kosovës në dy ditët e para të përgatitjeve, i gjeti në ditën e tretë. Pati përkrahjen e rreth 300 shikuesve, fusha ishte më e mirë për stërvitje dhe para së gjithash e përcolli fati - nuk u lëndua asnjë lojtar, shkruan sot Koha Ditore.
Pas dy ditësh stërvitjeje në fushën e Obiliqit, ku u lënduan dy lojtarë, Përfaqësuesja e Kosovës stërvitjen e së enjtes e zhvilloi në Mitrovicë, në stadiumin "Riza Lushta". Ajo po përgatitet për ndeshjen e radhës eliminatore, që të dielën në Shkodër do ta luajë kundër Turqisë në kuadër të Grupit I për Botërorin "Rusia 2018".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe stërvitjen e fundit, atë të së premtes do ta zhvillojë në Mitrovicë, e më pas do të niset për në Shkodër, ku do të ketë vetëm një stërvitje para ndeshjes me Turqinë, të shtunën në stadiumin "Loro Boriçi".
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.