Renovimi i stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë ka hyrë në fazën finale të saj. Kanë mbetur edhe shumë pak punë për t'u kryer në mënyrë që klubet të plotësojnë edhe kriterin e fundit të UEFA-s, atë infrastrukturor për të luajtur në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Stadiumi "Adem Jashari" po bëhet gati që të jetë në shërbim të kampiones, Trepçës '89, për garat kualifikuese të "Chamionsit" dhe nënkampiones, Prishtinës, për garat kualifikuese të Ligës së Evropës, ndeshje që do të luhen në fund të këtij muaji, shkruan sot Koha Ditore.
Por, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpresojnë se stadiumin olimpik do të mundë ta shfrytëzojë edhe përfaqësuesja e Kosovës për ndonjë ndeshje eliminatore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Departamentit të Sportit (DS) në MKRS, Ibër Alaj, ka theksuar se është e mundshme që UEFA-ja t'ia japë lejen Kosovës të luajë në Mitrovicë ndeshjen e muajit shtator kundër Finlandës, në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018".
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.