Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Agjenti i Keitas konfirmon marrëveshjen me Milanin

AC Milan ka arritur marrëveshje me Lazion për sulmuesin Balde Keita, ka konfirmuar agjenti i lojtarit, transmeton Koha.net.

22 vjeçari ka kaluar formë të jashtëzakonshme me Lazion në këtë sezon, dhe për këtë ka marrë vëmendjen e Juventusit dhe Milanit, me garën që e ka fituar kjo e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjenti i Keitas, Roberto Calenda ka thënë se Lazio ia ka konfirmuar atij se ka arritur marrëveshje me Milanin.

“Pas disa muajsh jemi takuar me presidentin e Lazios, Claudio Lotito. Na është konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Milanin, dhe e kuptuam se Keita është në shitje. Dhe tani do t’i shikojmë mundësitë tona”, ka thënë ai për Sky Sports Italia.