Antonio Conte, duket se nuk e dëshiron më në skuadër yllin e ekipit Diego Costan.
Costa i cili ishte i zemëruar pas barazimit 2:2 duke folur rreth të ardhmes së tij ka thënë se Conte i ka shkruar dhe i ka thënë se nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kam pranuar një mesazh të thjeshtë nga Conte, ku thotë se nuk llogarit në mua për sezonin e ardhshëm. Arsyeja është se kam bërë gabime vitin e kaluar. Është e turpshme.
Ia kam kthyer mesazhin njerëzve që vendosin, por është e qartë se trajneri nuk llogarit në mua dhe nuk më dëshiron në skuadër. Jam duke kërkuar skuadër të re”, deklaroi Costa.
Të kujtojmë që pas formës së mirë në Premierligë, për Costan interesin kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.