Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turqisë nuk i ndahen telashet në prag të ndeshjes me Kosovën

Seleksionuesit të Përfaqësueses së Turqisë, Fatih Terim, po i shtohen problemet para ndeshjes eliminatore për botërorin "Rusia 2018" kundër Kosovës, kanë raportuar të mërkurën mediumet turke.

Kjo ndeshje, do të zhvillohet të dielën (11 qershor) në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës (20:45) në kuadër të Grupit I, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turqia po përgatitet në Slloveni, por telashet për Terimin filluan prej ndeshjes miqësore me Maqedoninë, e zhvilluar të hënën mbrëma në Shkup e që përfundoi pa gola.

Nisi me sulmin e Arda Turanit në aeroplan ndaj gazetarit pas të cilit mesfushori i Barcelonës u largua nga ekipi, për çka më pas ai vendosi t'i japë fund karrierës me Përfaqësuese.

Pas kësaj situate, Turqia humbi edhe dy lojtarë të tjerë për ndeshjen me Kosovën: Serdar Gurlerin e Volkan Shenin. I pari është larguar nga kampi stërvitor me leje, kurse i dyti është lënduar në stërvitjen e fundit. Kështu Turqia humbi tre titullarë për pak ditë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.