Sulmuesi Valmir Sulejmani e ka pranuar me kënaqësi ftesën e trajnerit të Shpresave (U21) të Kosovës, Rafet Prekazi, për ndeshjen eliminatore ndaj Norvegjisë, shkruan sot Koha Ditore.
21-vjeçari pret fitore të Kosovës ndaj Norvegjisë në ndeshjen e xhiros së dytë të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2019, që zhvillohet më 12 qershor në Drammen. Ai është një nga tre lojtarët e Përfaqësueses "A", që është ftuar për të ndihmuar Përfaqësuesen U21.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"E kam pranuar me kënaqësi dhe mezi pres të luaj ndaj Norvegjisë. Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Me lojtarët e U-21 kam punuar dy ditë. Mendoj se jemi një ekip shumë i mirë dhe dashtë Zoti të fitojmë ndaj Norvegjisë. Nuk e kam pasur problem”, ka thënë Sulejmani.
“Sigurisht se secili lojtar ka dëshirë të jetë me ekipin e parë, por nuk do të thotë që tash kam zbritur një shkallë më poshtë dhe nesër nuk ngjitem dy shkallë më lart. Pres të luaj këtë ndeshje dhe të jap maksimumin tim nga minuta e parë deri në të fundit. Jam i gatshëm të jap kontributin tim dhe të shoh se si po luajmë si ekip”,ka shtuar ai. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.