Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të mërkurën pasdite në “Agron Rama” të Kastriotit, ka mbajtur seancën e dytë para ndeshjes me Turqinë.
Kosova dhe Turqia do të ndeshen këtë të diel në “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki për më shumë së një orë nga afër ka parë formën aktuale që kanë të ftuarit e tij.
Sikurse dje, edhe stërvitjen e sotme, akoma nuk janë rikuperuar disa nga lojtarët si Samir Ujkani, Valon Berisha derisa sot gjatë stërvitjes një lëndim të lehtë e pësoi edhe mbrojtësi Avni Pepa e mesfushori Anel Rashkaj.
Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili kishte shënuar gol në humbjen kundër Islandës, pas stërvitjes tha për kp se përballja me Turqinë është një ndeshje e vështirë, por ai është i bindur se Kosova do të ketë paraqitje të mirë. Nuhiu shpreson se dhe në duel me Turqinë e Fatih Terimit të gjen rrugën e golit.
“Normal se ka më qenë një oponent shumë i vështirë, ne do të përgatitemi aq mirë që t’i kryejmë obligimet tona. Normal se nuk mund të garantojë se do të shënoj prapë, por do të hyj me instiktin tim qysh hy në çdo ndeshje, luaj sulmues dhe hyjë për të dhënë gol dhe fokusim im është të shënoj, por nuk është më rëndësi së kush shënon gola, po të arrijmë rezultatin e mirë. Atmosfera është shumë e mirë, lojtarët janë duke e pritur ndeshjen për të dielën dhe të gjithë jemi të fokusuar dhe mezi po presim”, ka thënë Nuhiu.
Sfidën me Turqinë të vështirë e mendon edhe futbollisti Bernard Berisha. Pavarësisht se kundërshtari i radhës është shumë kualitative, megjithatë, mesfushori pejan thotë se tashmë përfaqësuesja e Kosovës ka eksperiencë të duhur, dhe sipas Berishës, rezultati pozitiv në duel me skuadrën turke nuk është i pamundur.
“Është një ndeshje më shumë emocione, duhet të paraqitemi sa më mirë pasi kemi një eksperiencë dhe tash çdo humbje nuk duhet të na shërbej për eksperiencë, sepse eksperiencën e kemi marr pasi kemi bërë disa ndeshje bashkë dhe jemi çdo ditë duke u stërvitur bashkë dhe mendoj se do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Normal kushtet nuk edhe aq të mira, por kur e mendon se ku kemi qenë dhe tash ku jemi mendoj se duhet t’i harrojmë të gjithat dhe punojmë e të përkushtohemi gjithë së bashku. Asgjë nuk është e pamundur, futbollit asnjë herë nuk i duhet e kam cek edhe më herët se ne kemi grup shumë të mirë dhe besoj se ditën e diel do të bëjmë paraqitje shumë të mirë dhe shpresoj se kanë më na përkrahur shikuesit, sepse kemi nevojë në këtë kohë dhe i ftojë të gjithët që të na përkrahin”, tha Berisha.
Ndërkohë, edhe i rikthyer në përfaqësuesen tonë, Anel Rashkaj thotë se është i vetëdijshëm për ndeshjen e vështirë që e pret skuadrën tonë, por ai është i bindur se Kosova ka shanse të marrë rezultat të favorshëm në duelin e të dielës.
“Mirë shumë, çdo herë është kënaqësi më qenë pjesë e përfaqësueses, atmosfera është shumë e mirë dhe shpresojmë në rezultat pozitiv. Të gjithë e dimë së Turqia çfarë kualiteti ka, por mendoj se kemi shanse të madhe që të nxjerrim rezultat pozitiv, sepse edhe ata kanë disa probleme në ekipin e tyre dhe ne jemi shumë të motivuar për fitoren e parë dhe besoj se mund të jetë një moment shumë i mirë të luajmë tash kundër Turqisë”, theksoi Rashkaj.
Përfaqësuesja jonë stërvitjen e radhës e zhvillon nesër përsëri në “Agron Rama” të Obiliqit, derisa të premten pasdite udhëton drejt Shkodrës, kurse, ndeshja Kosovë-Turqi luhet të dielën mbrëma në “Loro Boriçi”.