Më 12 Nëntor shkaktoi penalltinë e parë të Izraelit dhe u largua nga fusha me karton të kuq. Nga mbetja jashtë Europianit e deri në momentin e vështirë të Kombëtares, Berat Gjimshiti ka kaluar disa çaste të vështira. Por, mbrojtësi nga Lugina e Preshevës beson të rikthimi nga momenti i vështirë dhe ka formulën për t’ia dalë.
“Mendoj që kam pasur disa momente që nuk kam qenë mirë psikologjikisht, por ky nuk është problem pasi i ndodh çdo lojtari. Gjithmonë duhet të jesh gati psikologjikisht edhe për momentet jo të mira. Jemi në gjendje pak të vështirë, por besoj se do t’ia dalim si skuadër. Momenti negativ? Në këto momente duhet të dimë atë që kemi arritur, të jemi të vetëdijshëm për forcat dhe kualitetin dhe ti tregojmë në fushë”, ka thënë Gjimshiti, transmeton gazeta Mapo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë lojtarët në Kombëtare kanë cilësi dhe duhet ti luajmë këto ndeshje me vetëbesim. Kështu do të bëjmë edhe ndaj Izraelit. Shija e keqe në ndeshjen e parë me Izraelin? E bukura e futbollit është se në çdo moment ke një rast të dytë. Duhet të tregosh se nuk je ai që bëri atë gabim dhe ta korrigjosh. Në çdo ndeshje kur hyj nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur, por jam i përqendruar te përballja e radhës. Ta përgatisim sa më mirë dhe të jemi gati”, ka shtuar ai.