Mbrojtësi Pepe ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madridi, por ka insistuar se ende nuk ka marrëveshje me Paris Saint-Germainin.
34-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në fund të muajit qershor dhe dëshironte një kontratë dy-vjeçare me Realin, por klubi spanjoll i ofroi vetëm një vit kontratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e qartë se unë nuk do të vazhdoj me Real Madridin”, ka thënë Pepe për Cope.
“Një fazë është mbyllur dhe prej tani ka filluar një tjetër”, ka shtuar Pepe, i cili ka njoftuar se ka oferta edhe nga Premier Liga.