Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova nuk e vlerëson mision të pamundur fitoren ndaj Turqisë

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ndeshjen kundër Turqisë e vlerëson si më të vështirën e eliminatoreve për kampionatin botëror të futbollit, "Rusia 2018".

Por, Bunjaki në konferencën për media të mbajtur të hënën, ku edhe publikoi listën me emrat e 23 lojtarëve, ka thënë se ekipi i tij do të bëjë të pamundurën që ta fitojë ndeshjen me Turqinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të arritur deri te fitorja, siç thotë Bunjaki, është vështirë, por jo edhe mision i pamundur.

Kosova të dielën, më 11 qershor, në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër nga ora 20:45 do ta presë Turqinë, në ndeshjen që e hap fazën e dytë të eliminatoreve për kampionatin botëror që do të zhvillohet në Rusi. Në listën me emrat e lojtarëve, Bunjaki ka bërë pak ndryshime. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.