Shefi i Pescaras, Zdenek Zeman, thotë se legjenda italiane Francesco Totti ka dyert e hapura për t’iu bashkuar klubit të tij.
40-vjeçari i dha fund karrierës te Roma pas 24 vjetësh të kaluara, ndërsa nuk ka konfirmuar nëse do të vazhdojë në ndonjë klub të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Totti akoma dëshiron të luajë, dhe atë e duan të gjithë në SHBA. Nuk duhet të luajë akoma rolin e ambasadorit, ai duhet të luajë dhe shpresoj ta bëjë në një skuadër të madhe. Fola me të javën e shkuar dhe gjithçka varet nga kushtet që i ofrohen. Besoj se ai dëshiron një sfidë dhe jam i lumtur që i ofrova një rast”, ka thënë ai për Radio Due.
Totti kishte debutuar për Romën në moshën 16-vjeçare dhe deri tani ka pasur 786 paraqitje për klubin.