Arda Turan nuk do të largohet nga Barcelona, sipas agjentit të tij Ahmet Bulut.
Të dielën, u raportua se Turani ka arritur marrëveshje me Arsenalin për një kalim gjatë verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arda nuk do të largohet. Drejtorët e Barcelonës janë të lumtur me të. Nuk kemi folur me asnjë klub për transferim”, ka thënë Bulut për “Miliyet”, transmeton Koha.net. “Ai do të qëndrojë te Barça deri më 2020”.
Turan ka shënuar 12 gola në sezonin e fundit në të gjitha garat.