Futbollisti Egzon Shabani është pranë marrëveshjes me skuadrën e Gjilanit.
Kështu kanë bërë të ditur të hënën burime të Kohës Ditore pranë klubit gjilanas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShabani ka një vit e gjysmë që është pjesë e klubit gjilanas.
Shabani e drejtuesit e skuadrës së Gjilanit janë në bisedime për vazhdimin e kontratës të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.
“Egzoni është pranë marrëveshjes me Gjilanin. Bisedimet janë duke shkuar mirë dhe gjasat janë të mëdha që të mbetet edhe të paktën edhe një edicion. Ende nuk ka asgjë konkrete, por gjatë ditëve të ardhshme do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë një zyrtar i klubit Gjilani në kushte anonimiteti.
Shabani ka qenë ndër lojtarët kryesorë në klubin e Gjilanit.
Luan në pozitën e mesfushorit qendror. Më herët ka luajtur edhe për Ferizajn, Vushtrrinë, Ulpianën, Flamurtarin. Pak ka qëndruar edhe te Besa e Pejës.