Francis Kone, sulmuesi i Slovackos në Çeki i ka shpëtuar jetën portierit Martin Berkovec të Bohemians, pas një përplasje të rëndë në një ndeshje të Ligës 1.
Portieri u godit nga mbrojtësi i skuadrës së tij dhe për pak minuta mbeti pa vetëdije, por Kone reagoi shpejtë duke ndihmuar portierin të marrë frymë, pasi atij i ishte rrotulluar gjuha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit që të shtunën u mbyll me rezultat 0 me 0, Berkovec falënderoi sulmuesin nga Togo.
“Faleminderit Francis Kones që më shpëtoi në ndeshjen e sotme... Jam i lumtur për ndihmën dhe faleminderit përsëri!!!”, ka shkruar ai në Facebook.