Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki thotë se përballja me Turqinë do të jetë ndeshja me e vështirë e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Kosova dhe Turqia, do të ndeshen më 11 qershor në “Loro Boriçi” të Shkodrës në sfidën e radhës të vlefshme për Botërorin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBunjaki në konferencën për medie, të mbajtur sot në njërën ndër hotelet e Prishtinës, fillimisht e ka analizuar pesë ndeshjet e zhvilluar më parë. Kosova në pesë takimet e kaluar ka vetëm një barazim dhe katër humbje, por sipas Bunjakit, përfaqësuesja jonë tashmë e ka krijuar bërthamën e një skuadre kompakte, transmeton KP.
Njeriu i parë i bankinës së Kosovës, tha se ai dhe stafi i tij e kanë analizuar mirë lojën e Turqisë.
“Sa i përket lojës me Turqinë normalisht tani jemi në një fazë tjetër, kemi pasur pesë lojë, pesë kundërshtar të ndryshëm që asnjë herë më ta nuk jemi ballafaquar. E kemi analizuar lojën, siç po e shihni në gjitha detajet, do të mundohemi që të hyjmë më shumë taktikisht pasi i dimë pjesët pozitive dhe negative si të kundërshtarit si dhe tonat. Hyjmë në një fazë që nuk është e sigurt që mund të kyçen lojtarët më të mirë, por mund të jetë 11-shja më e mirë që luajnë së bashku dhe ndoshta lidhen taktikisht më mirë për ne, por mund të ketë edhe lojtarë që gjenden në fazën e ndërrimeve të klubeve më të cilët kam pasur biseda më ta para lojës me Islandën. Konkurrenca është në rritje. Ne e dimë se minutazh është shumë e rëndësishme, por në minutazh të lojtarëve hyjnë edhe faktor të tjerë si konkurrenca, lëndimet, liga ku lojtari luan, koordinimi i ekipit e shumë faktor të tjerë”, ka thënë Bunjaki.
Ai ka shtuar se sfida me Turqinë do të jetë ndeshja më e vështirë e Kosovës në këto kualifikime të parat për përfaqësuesen tonë. Bunjaki thotë se loja me Turqinë do të jetë më ndryshe në krahasim me sfidat e kaluara. Ai thekson se skuadra e tij do të provojë ta shfrytëzojë maksimalisht përvojën e fituar nga ndeshjet e kaluara.
“Prej lojës në lojë jemi më kompakt, jemi më të fuqishëm dhe varësisht se me cilët kundërshtar ballafaqohemi. Loja me Turqinë do të jetë pak më ndryshe, do të jetë loja më e vështirë që ne kemi luajtur deri tash pasi ne hyjmë në atë fazën që një fitore dhe një humbje bën shumë dallim, sidomos për kombëtarët që luftojnë për vendin e parë apo të dytë. Ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht përvojën që e kemi fituar. Do të mundohemi ta shfrytëzojmë edhe pozitën tonë pavarësisht se nuk luajmë në Kosovë por luajmë në Shqipëri, mendoj se përkrahja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë dhe ta shfrytëzojmë për aspekte sportive”, tha Bunjaki.
Përballjen me Turqinë të vështirë e ka vlerësuar edhe mesfushori i Kosovës, Enis Alushi. Sipas tij, Turqia ka një skuadër mjaft kualitative, veçmas mesfushën. Alushi mendon se nëse futbollistët e Kosovës do të japin 100 përqindëshin mund ta ndalin skuadrën e Fatih Terim.
“Unë kam qenë edhe në lojën e parë kundër Turqisë. Mendoj se e kanë kualitetin jashtëzakonisht të mirë, posaçërisht mesin e fushë dhe mesfushorët anësore. Detyra jonë, detyra jonë kryesore është ta mbajmë mbrojtjen mirë, kompakt, mos t’i japim Turqisë shanse që të mos depërtojnë në gol, sepse kualitetin e kanë shumë të lartë në sulme dhe tek mesfushorët anësore që na kanë bërë problem më së shumti në lojën e parë. Nëse jemi 100 përqind të koncentruar dhe 100 përqind të organizuar mendoj se kemi shanse të mira të arrijmë një rezultat pozitive për ne”, ka theksuar Alushi.
Ndërkohë, Bunjaki ka zbardhur listën e lojtarëve për ndeshjen me Turqinë, e cila nuk ka ndryshime të madh nga lista e kaluar kundër Islandës. Por, sipas Bunjakit është në dyshim paraqitja e portierit Samir Ujkani, i cili akoma nuk është rehabilituar plotësisht nga lëndimi i pësuar ditë më parë.
Lista e futbollistëve:
Portierë: Samir Ujkani
Adis Nurkoviq
Bledar Hajdini
Mbrojtës:
Alban Pnishi
Amir Rrahmani
Avni Pepa
Mërgim Vojvoda
Benjamin Kololli
Fidan Aliti
Lirim Kastrati
Mesfushorë:
Enis Alushi
Hekuran Kryeziu
Herolind Shala
Anel Rashkaj
Besar Musolli
Bernard Berisha
Valon Berisha
Arbër Zeneli
Donis Avdiaj
Milot Rashica
Sulmues:
Besart Berisha
Atdhe Nuhiu
Vedat Muriqi
Ndeshja Kosovë-Turqi luhet më 11 qershor në “Loro Boriçi” dhe nis në orën 20:45.