Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Warriors mposht përsëri Clevelandin

Golden State Warriors çojnë në 2:0 serinë finale ndaj Cleveland Cavaliers.

Nuk ka të ndalur Golden State Warriors që triumfon bindshëm edhe ndeshjen e dytë të finales së madhe të NBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultati132:113, është një tregues i qartë për dominimin e plotë të skuadrës nga Oakland që i duhen edhe dy fitore për të fituar titullin e dytë në tre vitet e fundit.

Në këtë ndeshje u rikthye edhe trajneri i Warriors, Steve Kerr të që kishte munguar në 11 takimet e fundit për shkak të një problemi në shpinë, për të udhëhequr ekipin e tij në Oracle Arena drejt një fitoreje tjetër dhe të 14-tës rresht në playoffin e sivjetmë.

Cleveland tentoi sërish të qëndronte në lojë por këtë vit do të jetë shumë e vështirë të kthejnë disavantazhin e dy ndeshjeve pasi ky Golden State vjen nga një tjetër planet.

Treshja, Durant-Curry-Thompson ishte e pandalshme edhe në këtë përballje që së bashku realizuan 87 pikë për Warriors, transmeton kp. Kevin Durant e mbylli ndeshjen me 33 pikë, Stephen Curry 32, kurse Klay Thompson shënoi 22 pikë.

Te Cavaliers nuk mjaftoi paraqitja e mirë e LeBron James, që përkundër triple-double prej 29 pikëve, 14 asistimeve dhe 11 kërcimeve nuk mundi ta shmang disfatën e skuadrës së tij.

Seria e finaleve do të zhvendoset në Cleveland me dy ndeshjet e radhës ku Golden State ka mundësinë e artë për të siguruar titullin por për të arritur edhe në kuotën e 16 fitoreve pa asnjë humbje në play off si asnjë skuadër tjetër më parë.