Rafael Nadal është kthyer në fushë në “Roland Garros” pas festës së ditëlindjes së tij dhe nuk ka treguar shenja se e ka ndërmend të ndalet, ndërsa ka shkatërruar bashkëkombasin e tij, spanjollin Roberto Bautista Agut me 3:0 në sete (6:1, 6:2, 6:2) të dielën në rrethin e katërt të turneut Grand Slam.
Në një performancë tjetër mbresëlënëse, Nadal nuk i ka lënë fare gjasa kundërshtarit dhe ka arritur në çerekfinale, duke bërë një hap tjetër para në drejtim të titullit të dhjetë në “Roland Garros”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNadal, që mbushi 31 vjeç të shtunën, do të përballet në çerekfinale me spanjollin Pablo Carreno Busta, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. “Atë e kam shok të cilin e vlerësoj shumë”, ka thënë Nadal për kundërshtarin e tij të radhës.
“Shpresoj që gjërat janë duke ecur mirë për të, pasi është një person që më pëlqen. Është person i mirë dhe e meriton çdo të mirë”. Nadal, që vlerësohet si “mbret i argjilit”, ka arritur të ngrejë nivelin këtë vit. Deri më tash ka humbur vetëm 20 geme në “Roland Garros”, që është performanca e dytë më e mirë. Më mirë deri në këtë fazë ishte vetëm në vitin 2012, kur kishte humbur 19 geme.
“Kjo javë ka qenë shumë pozitive. Niveli im ka qenë i mirë gjatë ndeshjes. E kam fituar me lehtësi. Kjo më jep optimizëm shtesë. Kam përshtypje se jam duke bërë gjërat mirë dhe jam në rrugën e duhur. Por unë respektoj çdo kundërshtar dhe respektoj edhe turneun vetë, dhe çdo situatë, po ashtu”, ka thënë Nadal. Nadal nuk ka humbur asnjë set deri më tash, dhe është rrugës që të fitojë titullin pa humbur set, diçka që e arriti në vitin 2008 dhe 2010.
Vetëm Bjoern Borg (1978 dhe 1980) dhe Ilie Nastase (1973) kanë arritur një gjë të ngjashme. Të dielën ka pasur një befasi në konkurrencën e femrave, ku fituesja e edicionit të kaluar, spanjollja Garbine Muguruza është eliminuar në 1/8 e finales nga tenistja franceze Kristina Mladenoviq. Mladenoviq 24-vjeçare fitoi me 2:1 në sete (6:1, 3:6 dhe 6:3).