Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm humbje të thella për volejbollistet

Vetëm humbje me rezultat maksimal ka njohur Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (femrat) në eliminatoret për botërorin e vitit të ardhshëm.

Ndonëse shpresohej edhe për ndonjë fitore eventuale, Kosova të gjitha pesë ndeshjet i ka humbur me rezultatin 3:0 në sete, shkruan sot “Koha Ditore”. Pra, volejbollistet më të mira të Kosovës nuk ia kanë dalë të fitojnë as edhe një set të vetëm. Kështu Kosova ka përfunduar e fundit (6) në grupin C të raundit të dytë eliminator për botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turqia e fitoi grupin duke i fituar të gjitha pesë ndeshjet, ndërsa pas e la Bullgarinë me katër fitore e një humbje. E treta ishte Rumania me tri fitore e dy humbje, Zvicra e vendit të katërt kishte dy fitore e tri humbje, ndërsa Mali i Zi falë fitores ndaj Kosovës u rendit i pesti.Ndeshjet e këtij grupi janë luajtur në Sofje të Bullgarisë.

Kishte shpresë që Kosova do të merrte rezultat më pozitiv në përballje me Zvicrën, por pësoi humbje të zakonshme, 3:0. Ndeshjen e fundit Kosova e luajti të dielën ndaj Bullgarisë, që ishte edhe e fundit e këtij grupi eliminator. Bullgaret forcën e treguan menjëherë në setin e parë të cilin e fituan 25:8.

Pak më mirë kosovaret luajtën në setin e dytë të cilin e humbën me 25:13. Seti i tretë përfundoi me rezultatin 25:10 për bullgaret, ndërsa e tërë ndeshja nuk zgjati as një orë, si thuajse të gjitha ndeshjet e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.