Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosovarët të bronztë në evropianin e regjioneve

Kosova nuk ka arritur suksesin e synuar në evropianin e karatesë për regjione që të shtunën e të dielën është mbajtur në Prishtinë.

Federatës së Karatesë së Kosovës i ishte besuar organizimi i kësaj ngjarjeje që vlerësohet se po rritet gjithnjë e më shumë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por karateistët kosovarë nuk ia dolën të përsëritin rezultatin e vitit të kaluar, kur u renditën në vendin e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesja e Kosovës në karate (meshkujt) u rendit në vendin e tretë në luftëra, pas Maqedonisë dhe pas regjionit turk të Akdenizit.

Vend të tretë pos Kosovës zuri edhe Mali i Zi. Në vendin e pestë u rendit ekipi i dytë i Kosovës dhe Zvicra, ndërsa e shtata ishte Shqipëria. Kosova nisi me fitore ndaj Malit të Zi 2 me shifrat 3:0.

Më pas pësoi nga regjioni turk Akdeniz me 3:0, ndërsa në repesazh, përkatësisht në luftë për vendin e tretë e mposhti Zuerichun e Zvicrës me 3:1. Kosova B humbi në repesazh nga Mali i Zi me 3:0. E humbi edhe përballjen e parë nga Maqedonia (6:3)... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.