Sunday Express raporton se Liverpooli dëshiron transferimin e sulmuesit të Lyonit, Alexandre Lacazette, i cili nuk arriti të transferohej tek Atletico Madridi, për shkak se kjo e fundit s’ka të drejtë transferimi të lojtarëve.
Sipas këtyre raporteve thuhet se në javën e ardhshme do të takohen agjentët e lojtarit dhe zyrtarët e Liverpoolit për një transferim të mundshëm të sulmuesit në Anfield Road, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë dhe francezi duket se është ideal për ta udhëhequr sulmin e “Të Kuqve”.
Ai ka shënuar 37 gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa me Liverpoolin në sezonin e ardhshëm do të mund të luante edhe në Ligën e Kampionëve.