Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane kishte parashikuar se do fitonte titullin e 11 dhe 12 me Realin

Zinedine Zidane, “profeti”! Po, sepse profecia e tij është bërë realitet, sigurisht duke gëzuar Realin e Madridit dhe duke hidhëruar sërish Juventusin.

Në vitin 2003, vetëm një vit pas triumfit në Glasgow, ku me një gjuajtje të pabesueshme fluturimthi me të majtën i solli Realit trofeun e 9 në Champions League (fitore e Realit 2-1 përballë Bayer Leverkusen), Zinedine Zidane provoi të shprehte me fjalë një ëndërr të tijën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me Realin dua të fitoj trofeun e 10, të 11-in dhe të 12-in”. Sot, ai iluzion u bë realitet nën qiellin e Kardifit. Pas fitores së trofeut të 10 si ndihmës i teknikut italian, Carlo Ancelotti, në Lisbonë, triumfet radhazi të vitit të kaluar dhe sivjetshëm, trajneri francez bëhet kështu firmëtar i një legjende.

Askush më parë nuk kishte arritur të fitonte dy herë radhazi Champions Leaguen, askush përpara Zinedine Zidane, i cili e bëri këtë gjë në vetëm 18 muaj nga debutimi i tij në krye të skuadrës së parë, transmeton tch.

Sigurisht që Zidane ka qenë një futbollist ambicioz, fitues, por duket se është edhe i përzgjedhuri si trajner. Pas trofeve në La Liga dhe Champions sivjet, “Zizou” numëron plot 5 tituj në dy sezone, ose më saktë që prej janarit të vitit 2016, kur mori drejtimin e Realit të Madridit pas shkarkimit të Benitezit. Përfshi këtu edhe Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Reali do të luajë sërish në Superkupën spanjolle, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube në dhjetor të këtij viti, duke rritur gjasa që të fitojë edhe më shumë trofe.