Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp pozitiv për të ardhmen e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ekipi i tij “ka edhe shumë hapësirë për t’u përmirësuar”, por është shumë pozitiv për të ardhmen e klubit.

“Të Kuqtë” këtë sezon nuk arritën të luftojnë për titull, por përfunduan në top katërshe, dhe Liga e Kampionëve do të rikthehet në agjendën e klubin nga Anfield Road, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E di se tashmë jemi të mirë, por kemi edhe shumë hapësirë për t’u përmirësuar, kjo më pëlqen. Vërtet mund të përmirësohemi, dhe kjo është ajo për të cilën po shikoj. Do të jemi sfidues, do të luftojmë dhe do luajmë futboll të mirë në ditë të mira, dhe më pak të mira do luftojmë për rezultat. Vërtet jam pozitiv. Jam optimist për të ardhmen, jo sepse jam i çmendur por e di se çfarë kemi, dhe çfarë do të marrim, e di se kemi një grumbull njerëzish fantastikë, me njohuri, karakter, jo vetëm lojtarët por edhe rreth nesh”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.