Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho premton dy apo tre transferime të mëdha për Unitedin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë se synon të transferojë dy apo tre lojtarë të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.

Francezi Antoine Griezmann është top synimi për afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net. Kurse raportohet se janë vënë kontaktet e para edhe për transferimin e Neymarit nga Barcelona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se me grupin e lojtarëve që kemi, skuadrën që kemi dhe vështirësitë që po kemi këtë sezon, mendoj se jemi shumë mirë. Në korrik do të jemi gati që t’u hapim derën dy apo tre lojtarëve të mirë që të na ndihmojnë të përmirësojmë nivelin tonë”, është shprehur Mourinho për Sky Sports.

Ai më tutje ka thënë se ekipi është stabil në mënyrën qysh po funksionon, por i duhet vetëm edhe një shtytje.

“Arrini një nivel të caktuar të stabilitetit, gjeni mënyrën për të luajtur, filozofinë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Jemi stabil në mënyrën se si ekipi po luan dhe na duhet vetëm një shtytje”, është shprehur portugezi.