Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë Juventusi është një ekip shumë i mirë në mbrojtje, por Real Madrditi sipas tij sonte tregoi kualitetet.
Reali mposhti Juventusin 1 me 4 në finalen e Ligës së Kampionëve, për ta fituar këtë trofe për herë të 12, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kam menduar se ishte e mund ta mbronim titullin, është e vështirë ta fitosh njëherë. Por, ta fitosh tre herë brenda katër viteve do të thotë shumë, dhe ky nuk është ekip i mirë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Jam i lumtur që jam pjesë e saj. Juventusi është një ekip shumë i mirë në mbrotje, por ne treguam kualitetin”, është shprehur mesfushori gjerman.
Ai më tutje ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, që sonte shënoi dy herë.
“Të gjithë e dinë se Ronaldo është shumë i rëndësishëm. Si ekip luajtëm shumë mirë në çerekfinale, gjysmëfinale, dhe sot, por ju duhet dikush që shënon gola, dhe ai e bëri sërish”, ka thënë ai.