Real Madridi është skuadra e vetme në histori të Ligës së Kampionëve që ka fituar dy herë radhazi këtë trofe.
Vitin e kaluar Reali kishte mposhtur Atletico Madridin, kurse sonte në Cardiff “Los Blancos” shënuan fitore bindëse ndaj Juventusit, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbretërit” shënuan fitore 1 me 4 sonte, në një ndeshje që shkëlqeu lojtari më i mirë në botë Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë.
Kur po zhvillohej minuta e 20 Ronaldo kaloi Realin në epërsi pas një asistimi nga Carvajal.
Në minutën e 27 Juventusi barazoi shifrat përmes kroatit Mario Manxhukiq, i cili një gol shumë të bukur pas asistimit nga Higuain.
Në pjesën e dytë Reali shënoi edhe tre herë përmes Casemiros, Ronaldos dhe Asensios.
Në minutën e 84 Juventusi kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë kur Cuadrado u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.