Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se mund të ndërrojë numrin e fanellës në sezonin e fundit të karrierës së tij.
Spanjolli ka paralajmëruar se numrin katër të fanellës pritet ta ndërrojë me numrin 93, si përkujtim për La Deciman në sezonin 2013-14, kur realizoi golin histori ndaj Atletico Madridit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më besoni kur them se më ka shkuar mendja ta ndërroj numrin në 93”, ka thënë Ramos për faqen zyrtare të klubit.
“Në të njëjtën kohë, numri katër më ka pëlqyer gjithmonë dhe e kam vënë gjatë tërë karrierës sime te Real Madridi. Më ka sjell fat gjithmonë”.