Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiri, nga një i akuzuar për kurdisje në hero

Arben Beqiri nuk po ia ndante sytë Kushtrim Shabanit, që po e rregullonte topin në pikën e bardhë për të gjuajtur penalltinë e dytë të Llapit. Bëri një hap në krahun e djathtë të tij, u kthye sërish në mesin e portës për të lëvizur sërish në të djathtë, ku edhe gjuajti Shabani.

Natyrisht, Beqiri e priti këtë penallti, që ishte vendimtare për Besën, meqë epërsia e skuadrës së tij në atë çast ishte 2:0. Në fund të serisë së penalltive, Besa fitoi 4:2 ndaj Llapit ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, të luajtur, të mërkurën, në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Beqiri luajti rol kyç në serinë e penalltive, por u vlerësua i jashtëzakonshëm edhe gjatë 120 minutave lojë, që nuk nxorën fitues (1:1).

Pas ndeshjes, bashkëlojtarët e tifozët pejanë e quajtën hero, por profesionalizmi dhe besnikëria e të njëjtit lojtar ishte vënë në pikëpyetje dy muaj më herët. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.