Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Prishtina shkoi pa meritë në Evropë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në Facebook ka thënë se Prishtina në garat evropiane është kualifikuar pa meritë, transmeton Koha.net.

Llapi ditë më parë humbi finalen e Kupës së Kosovës ndaj Besës në penalti, gjë që i siguroi Prishtinës pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, pasi Besa nuk është licencuar nga UEFA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Batatinës, pa ndërhyrje:

Të nderuar dhe të respektuar qytetar të Llapit , ndihem shumë keqë për humbjenë në finale dje por kurr mos harroni se ju jeni ata qytetar të ndershëm që gjithmonë më keni përkrahurë më keni motivuar dhe më keni mbështetur mua dhe Kryesin e Llapit ,unë mundem edhe të lëvizi nëpër botë edhe të ndrrojë edhe vendbaniminë por kurr në jetë nuk do ta dëmtojë , Qytetin timë të lindjes dhe vendin ku kam jetu ,prandajë humbja ndaj Beses erdhi pikrishtë nga ish Llapjanet të cilët vetem kur kanë interesa vinë për ta parë Podujeven ose kur ju duhen votat , por dua tju garantojë se së bashku me ju do ta ngritum në nivelinë më të lartë Futbollin në treven e llapit sepse ju jeni ata që nuk do ti përzgjedhni kurr njerzitë që për interesa personale e humbinë ndjenjën qe janë Llapjanë por une dhe ,Kryesia do tju qëndrojë besnik juve dhe gjithë qytetit dhe mobilizimi i skuadres do të jetë edhe ma i fuqishumë se këto 3 vite ku do të kërkojmë mbështetje edhe nga instutucionet tona ,komunale që ta ndihmojnë skuadren e llapit si po veprojnë edhe komunat tjera ,KF LLAPI e kamë parë se nuk ka miqë që ja duanë të miren e pikrishtë ata që vinë vetem për interesa të tyre jo për Qytetaret e Llapitë edhe kto 200000 e ju garantojë nuk do ti dalin Prishtines sepse edhe vitin që e lamë pas javë dha federata por asgje nuk ndryshojë për së miri.

Ku është Remzi Ejupi që u ankua pse u licensuar Llapi a nuk i vjenë marre qe një ditë do të vorrosetë në Llap dhe do ti ketë në vorrim vetem 30 njerz sepse ai që është kunder vendit ku ka lindë ai për mua është njeri jo i vlerave njerzore , por le ta dinë mirë se në Llap kanë mbetur ende do njerz me vlera Qytetare dhe njerzore ku për para nuk e shesin vendlindjen as ftyren e vetë para qytetarve Llapjanë !!!.. shihemi në Sezonen 2017/2018 "KUR NË FUSHEN E GJELBËRTË DESHTUAT ATËHERE FILLUATË TË LUANI POKER POR MOS HARRONI SE NJË DITË DO TJU VRAS NDJERSA E LOJTARVE QË LUFTUANË NI SEZONË DHE TREGUANË KARAKTER SPORTIVË DHE JU PA MERIT TË KUALIFIKOHENI NE GARA EVROPIANE