Ka arritur në Cardiff të Uellsit, trofeu i ligës së Kampionëve, që do ti ndahet fituesit të këtij edicioni, Juventusit apo Real Madridit, më 3 qershor, transmeton KTV.
Të ashtuquajturën, “Kupa me veshë të mëdhenj” e ka sjellë, ish-përfaqësuesi i Uellsit dhe Liverpoolit, Ian Rush të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë intervistën me gazetarët Rush, favorizon ekipin italian që do të mposht kampionin e Spanjës.
“Mendojë se do të jetë një ndeshje e madhe. Unë si lojtar i Juventusit që kam qenë, natyrisht besojë që Juve do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Skuadra funksionon mirë bashkë, derisa Madridi ka shumë individualistë të mirë. Juventusin do të jetë vështirë ta thyejnë pasi ata luajnë si ekip”, ka thënë Rush.
