Angel Di Maria dëshiron të largohet nga skuadra franceze, PSG, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediave në Itali, argjentinasi është i gatshëm të transferohet te Juventusi, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, 29-vjeçari është i gatshëm të pranojë rrogë më të vogël se ajo që përfiton aktualisht në PSG prej 9 milionë eurove në sezon, vetëm e vetëm që të nënshkruajë me kampionin e Series A dhe finalistin e Ligës së Kampionëve.
Di Maria u transferua te PSG nga Manchester United në vitin 2015 dhe në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 40 paraqitje sa ka pasur me skuadrën franceze në të gjitha garat.