Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Bekim Balaj, humb dy sfidat e qershorit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për dy sfidat e ardhshme të kuqezinjve në qershor.

Futbollisti i Terek Groznit ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë miqësores me Luksemburgun dhe eliminatores së rëndësishme ndaj Izraelit që vendos shumë mbi fatin e Shqipërisë në kualifikueset për Botërorin 2018.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri De Biazi nuk e ka shpallur ende listën e lojtarëve, edhe pse disa prej tyre kanë filluar stërvitjen në Tiranë. Pritet ndërkohë të rikthehet në kontigjentin e kombëtares mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe, por jo Taulant Xhaka, dy lojtarë që kanë pasur përplasje me teknikun italo-shqiptar.

Më 4 qershor, kuqezinjtë do të testojnë veten me Luksemburgun, para sfidës delikate kualifikuese të “Botërorit 2018”, të cilën do ta luajnë më 11 qershor, në stadiumin e Haifas, në Izrael, transmeton tch.

Pas 5 ndeshjesh në Grupin G, kombëtarja jonë mban vendin e katërt, me 6 pikë.