Sport

Prishtina: Hello, Europe

Klubi i futbollit, Prishtina, ka përshëndetur triumfin e Besës në Kupën e Kosovës, që i siguroi prishtinasve pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Besa mposhti Llapin në finale të Kupës, por pasi që nuk është licencuar në UEFA, nuk mund të vazhdojë në garat evropiane dhe si ekip i dytë që shkon në Evropë është nënkampioni, Prishtina.

“FC Prishtina në UEFA Europa League!!!

Së bashku jemi më të fortit!!

Forca, përpara Prishtinë!”, ka shkruar klubi kryeqytetas në Facebook, teksa ka postuar një fotografi ku përshëndet Evropën në gjuhën angleze.

Image