Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka kritikuar ashpër Besën e Pejës, nga e cila sot humbi në finalen e Kupës së Kosovës.
Ai nuk ka folur fare për finalen të cilën Llapi e ka humbur në penalti, por ka thënë se Besa është ekip që ka kurdisur ndeshjet dhe e meriton të dënohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBatatina në Facebook ka folur për ndeshjen e shumëdiskutuar mes Besës e Trepçës, të cilën e fituan mitrovicasit në Pejë.
“Besa e Pejës ka qenë kurdisja e ndeshjeve dhe prokuroria besoj do ta zbardhë rastin edhe ky klub duhet të kalojë në Ligën e Dytë pasi ka manipuluar në kampionat dhe në Kupë me Trepçën. Besoj se Prokuroria do t’i kërkojë videot nga lojtarët e Trepçës, ku ashiqare flitet për kurdisjen e ndeshjes, por besoj në Prokurori dhe institucionet tona shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook.
Besa, që nuk është e licencuar në UEFA, falë këtij triumfi i ka mundësuar Prishtinës, si nënkampion i Superligës, të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës.