Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyangi drejt PSG-së

Raportohet se PSG-ja ka arritur marrëveshje për sulmuesin e Dortmundit Pierre-Emerick Aubameyang.

Yahoo Sport France raporton se marrëveshja është arritur për 70 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se sulmuesi nga Gaboni do të marrë një pagë prej 10 milionë euro, kurse bonusi i tij pritet të jetë rreth 6 milionë euro, kurse mbeten vetëm detajet e fundit për ta finalizuar këtë marrëveshje.

Ai pritet të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligue 1, duke lënë prapa bashkëlojtarët e tij Edinson Cavani 64 milionë euro nga Napoli, dhe Angel Di Maria që ishte transferuar nga Manchester Unitedi për 63 milionë euro.