Arsenali ka konfirmuar se Arsene Wenger ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet.
Pas disa muajsh spekulimesh rreth të ardhmes së tij, francezi ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë atë tek Arsenali deri në verën e vitit 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E dua këtë klub dhe të ardhmen e pres me optimizëm. Ne po shikojmë se si të bëhemi të fortë në çdo pozitë. Ky është një grup i fortë lojtarësh dhe me disa përforcime ne mund të jemi më të suksesshëm”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të klubit.
Arsenali tani e 13 vjet nuk e ka fituar titullin e Premier Ligës. Gjatë verës pritet të ketë në dispozicion 100 milionë funte për transferime.