Kampionia Olimpike në Xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre Driton Kuka, janë shpërblyer me 42 mijë euro për suksesin e arritur në Kampionatin Europian të Xhudos që u mbajt në Poloni gjatë muajit prill.
Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, ministri Shala, i ndau shpërblimin prej 20 mijë euro xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e artë në këtë kampionat në kategorinë deri në 52 kg. Xhudistes Nora Gjakova i takoi shpërblimi në vlere prej tetë mijë euro, për fitoren e medaljes së bronztë në kategorinë deri në 57 kg. Ndërkaq, trajneri Driton Kuka, mori shpërblimin dhjetë mijë euro, si trajner i Majlinda Kelmendit dhe katër mijë euro si trajner i xhudistes Gjakova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Kujtim Shala u shpreh se shpërblimet që ndan MKRS-ja për sportistët që arrijnë rezultate përpos që janë një lloj mirënjohje për ta, bëhen me motivacionin e nxitjes së të rinjve të merren edhe më shumë me sport dhe të korrin rezultate sa më të mëdha, njëherësh duke na përfaqësuar dhe ngritur emrin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“E kam thënë edhe herë tjera, suksesi i xhudisteve tona, nuk është sukses vetëm në fushën e sportit, por është edhe sukses i shtetit tonë, dhe për këtë i jemi falënderues angazhimit dhe rezultatit të xhudisteve dhe punës së trajnerëve të tyre”, tha ministri.
Ndërkaq, xhudistja Majlinda Kelmendi shprehu falënderimin për shpërblimin dhe tha se do të angazhohet që Kosovës t’i sjellë edhe medalje të tjera. “Tani, bashkë me ekipin jemi të fokusuar për olimpiadën e Tokios, që edhe atje të korrim suksese edhe më të mëdha dhe të sjellim medalje edhe më shumë”, tha ajo.
Nora Gjakova, tregoi se ndjehet e gëzuar që ka arritur të kthehet me medalje nga Kampionati Evropian pas lëndimit që ka pasur. Gjakova theksoi se “Do të angazhohem maksimalisht, jam duke u përgatitur dhe do të përpiqem që të kthehem me medalje nga olimpiada”.
