Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani dhe Real Madridi takohen për Moratan

Zyrtarët e Milanit dhe Real Madridit do të takohen në fillim të javës që vjen për të biseduar rreth situatës së Alvaro Moratas.

Sulmuesi iu bashkua madrilenëve nga Juventusi këtë verë, por ka dështuar të fitojë vendin e titullarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari është paraqitur në vetëm 18 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion, mirëpo përsëri arriti të shënojë 20 gola dhe të asistojë katër herë.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Rossonerët do t’i ofrojnë 7 milionë euro për sezon, që do të arrijë deri në 8 milionë me bonuse, që do të mbulohen duke i shitur të drejtat televizive në Kinë.

Zyrtarët e të dy klubeve do të takohen të hënën, me Milanin që do t’i bëjë ofertë 60 milionë euro Real Madridit për ta sjellë Moratan në San Siro.